Albin Kurti

Kurti: Ka ardhur koha për marrëveshje përfundimtare me Serbinë

25 Gusht 2022, 14:10| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 15:55

  • Share

“Kosova dhe Serbia nuk kanë alternativë tjetër veç arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, deklaroi kryeministri Albin Kurti për “Bloomberg”.

Kurti ka thënë se s’pranon shtyrje tjetër dhe pret që 1 shtatori të jetë një ditë normale.

Kryeministri Kurti u shpreh se nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej 3,800 trupash të NATO-s ‘do t’i japin fund’.

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit  për targat dhe dokumentet e hyrje-daljeve të qytetarëve serbë pati tensione në veri të Kosovës, pikërisht 1 ditë përpara hyrjes në fuqi të tiij , ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë.

Pas kësaj, Kurti vendosi që të shtyjë deri më 1 shtator zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?