Kurti: Presim njohje nga Greqia! Afër finalizimit të njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së

8 Shtator 2023, 14:16| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 19:22

  • Share

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur 5 vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën. Në intervistën për televizionin polak “TVP World”, Kurti tha se Greqia është afër njohjes.

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që 5 vendet t’i bashkohen shumicës së atyre shteteve që na kanë njohur. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Kosova ka aplikuar për pranim në BE dhjetorin e vitit të kaluar edhe pse jo të gjitha vendet e BE-së e njohin.

“Me BE-në kemi të nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian. Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë”, tha Kurti.

Kurti i tha televizionit polak se shtetet njohëse duhet të japin kontribut për të bindur 5 vendet skeptike të Bashkimit Europian që janë Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi25252: 09/09/2023 07:54

    O bino . Mos gënje pa pikë turpi . Grqia do të jetë e fundit që do njohë Kosovën , dhe atë nga presioni i madh i BE

    Përgjigju
  • Igor: 08/09/2023 21:07

    Or Albin pse flitni te gjith Ne Kosove se dote na njohi ky,ose Ai ja te ta them te verteten nuk dote ju njohi askush nga keta 5 shtete te Evropes pra mos genjeni popullin e Kosoves ,pse mundet te ndodhe edhe ma keq kur OKB nuk ju njeh.

    Përgjigju
  • Rexhi: 08/09/2023 18:26

    Shumë mirë që po përpiqeni për njohjen është detyra juaj. Por nuk kuptoj kur flisni për diplomati dhe ky njoftim i parakohshëm sështe aspak diplomatik. Jam kurios për reagimin e palës greke. Të shpresojme më të miren për Kosoven dhe që lajmi të mos jetë një lajm për tallavanë mediatike ose per inat ndaj Ramës, për ti treguar atij (Ramës) sa mirë e ke me grekët.

    Përgjigju
  • viktor: 08/09/2023 16:01

    Greqia eshte aleatja me e ngushte e Serbise ne rajon ky idjoti thote se shpejti do te na njohi.

    Përgjigju
  • Buda: 08/09/2023 15:33

    E vetmja zgjidhe e problemit te shqiptareve te Kosoves eshte bashkimi kombetar me trungun ame-Shqiperine. Te tjerat jane lojra politike te xhonglerit Kurti per te ruajtur kolltukun e kryeministrit ose Mbretit te pashpallur te pashallekut te Kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?