Kurti i përgjigjet deklaratës së ashpër të ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit: Kosova nuk po rrezikon partneritetin me SHBA-të

14 Shkurt, 15:31| Përditesimi: 15 Shkurt, 17:14

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ditën e sotme pas deklaratës së bërë nga ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien se Kosova po rrezikonte partneritetin me SHBA-të pas vendimit për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi.

Kurti teksa foli për gazetarët në Prizren tha se partneriteti me SHBA-të është më i rëndësishmi duke nënkuptuar se marrëdhëniet me Amerikën nuk janë të rrezikuara nga vendimi për heqjen e dinarit serb.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa O’Brien deklaroi ditën e djeshme për Zërin e Amerikës se SHBA-të mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse Prishtina zyrtare vijon të marrë vendime pa u konsultuar me të.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien të martën.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e O’Brien, Kurti e përsëriti disa herë: “Nuk po rrezikohet, nuk po rrezikohet”.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi më 1 shkurt rregulloren e re e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, duke i shpërfillur thirrjet e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimin e serbëve të Kosovës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?