Kryeministri Edi Rama

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë 13 marrëveshjet mes dy qeverive, Rama: I hoqa merakun Kurtit

6 Korrik 2023, 09:22| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 22:34

  • Share

TIRANË-  Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar 13 marrëveshjet e dy qeverive që duhej të ishin firmosur më 14 qershor.

Pas refuzimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që të mirëpresë kreun e qeverisë shqiptare në Prishtinë, me kushtin se duhet të zhvillojnë mbledhjen e dy qeverive të anuluar më 13 qershor, Edi Rama nisi në mëngjes ministrisë së Jashtme të Kosovës të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga qeveria shqiptare.

Pas kësaj, kryeministri Rama tha se mbetet me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur nga Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, por gjithsesi Kurti nuk e priti në takim. 

‘Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.’- shkruan Rama.

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili do të jetë sot në Prishtinë, për turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit!

Ora 22:25
Pas Shqipërisë, Kosova nënshkruan 13 marrëveshjet mes dy qeverive

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka nënshkruar 13 marrëveshjet e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, mbledhjes që u anulua më 14 qershor.

Deklarata e plotë:

Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë

Prishtinë, 6 korrik 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar ditën e sotme 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklaratë. Pas nënshkrimeve nga ministrat e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka pasuar nënshkrimi nga ana e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.

Gjatë dy viteve të fundit, janë mbajtur dy mbledhje të Qeverive në të cilat janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore e ndërinstitucionale. Kësaj radhe, edhe pse pa mbledhje të dy Qeverive, u nënshkruan 13 sosh, që mbulojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nga siguria e drejtësia deri tek arsimi dhe kultura.

Me qëllim krijimin e një hapësire të lirë për ndërveprimin e njerëzve, ideve, kapitalit dhe fushave të tjera të përbashkëta, si dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për shtetasit e dy vendeve, është nënshkruar marrëveshja për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit.

Për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, promovimin e tregtisë dhe lehtësimin e procedurave kontrolluese, është lidhur marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kontrollit të produkteve të origjinës jo-shtazore.

Një tjetër marrëveshje, në kuadër të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe teknologjisë, është ajo e bashkëpunimit në fushën e inspektimeve, ku parashikohet edhe dhurimi nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës, i portalit e-inspection.

Gjithashtu, Ministrat e Brendshëm të dy vendeve tona kanë nënshkruar edhe deklaratën e përbashkët të qëllimit duke u zotuar bashkërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, kryesisht duke u fokusuar në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve përmes sistemeve të Menaxhimit të Kufirit, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe avancimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e krimit.

Marrëveshjet e sotme, së bashku me ato të nënshkruara në dy mbledhjet e mbajtura në dy vitet e fundit mes qeverive, i sjellin vendet e qytetarët tanë më pranë njëri-tjetrit dhe ritheksojnë fuqizimin e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjet e ardhshme të përbashkëta, të cilat duhet të mbahen mes vendeve tona, për diskutime të frytshme e dhënie hov të punëve të mira dhe bashkëpunimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond (koder rreshen): 06/07/2023 22:47

    Rama kerkon protagonizem,ose sic i themi ne tradit,qoshen e Oxhakut, por i shkreti asht konsumu aq shum sa qe ne Kosov e trajtuan ashtu sic e merionte(te dera ne kam,dhe rruga e mar per ku je nis) ! Rama asht ba si Luku,nje figur mjaft Popullore para 80 vitesh ne zonen e Mirdites.Luku bridhte sa ne ni shpi ne tjetren,dhe nje dit u fut ne nje Kull e cila kishte dasem ! Ulet Luku kam kryq i vetem ne qoshe te Oxhakut,dhe nuk vonoj shum filluan te vijn dasmoret. Duke qen se Luku ishte ulur ne venin e gabum,me ardhjen e dasmorve,Lukun e spostun nga kreu i odes,ne fund tek dera ! Njeri nga dasmoret e pyt te Zotin e shpis :Te madhe e paske ket Od lum Miku,sa me sa asht ? Nuk ju duru Lukut dhe i thot: me pyet mu,se e kam mat me byth,nga kreu i Oxhakut e deri ktu ne fund te dera,tu u shty ! Ni njeri si Rama qe ka vulen e tradhtis,nuk nderohet por poshterohet,dhe kjo ishte me e pakta qe i ban Shqiptaret e Kosoves.

    Përgjigju
  • Faik: 06/07/2023 22:40

    Albin ❤️ Kurti ka plotèshisht té DREJTÉ !!! RROFTÈ ALBIN ❤️ KURTI ......... NEVERI dhe URREJTJE pèr BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE : PD +PS + LesheLi + PR + PDBNJ + PDIU + LZHK + PAD + Nisma Thurje !! RROFTÈ ALBIN ❤️ KURTI ! RROFTÉ ARLIND ❤️ QORI

    Përgjigju
  • hito: 06/07/2023 17:12

    kurti ka te drejte.je i pa besushem.po e shet bregdetin shqiptare shtetasve qe vijne nga vende jo mike e shqiperise .je ber si pinoku.

    Përgjigju
    • I paanshem: 06/07/2023 18:30

      E ke, I nderuar zoteri, konceptin e investineve te huaja, apo thjesht perserit sllogane kafeneje? Se, jo per gje, po, po te te pyes se a ke mundesi te provosh me burime te besueshme se bregdeti po ‘shitet’, jam I sigurt qe do shkruash te njejtat brockulla te sterthena nje mije here dhe asgje ne torbe.

  • zigur: 06/07/2023 13:01

    Boll me Kurtin dhe qeverine e tije se jane derra te trashe, jane percares te kombit jane si shpellaret qe perkrain Sali non graten...

    Përgjigju
  • SADIU: 06/07/2023 12:27

    Ja hodhi glistrën, të shohim do bierë në grep.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-FIER: 06/07/2023 10:31

    Qëndrimi kokëfort i Albin Kurtit e ka emrin MARRËZIA NR.3,4.. -A.Kurti nuk e ka hallin te mbledhja e qeverive të shtyra me arsye,Por nuk e ul dot HUNDËN PARA EDI RAMËS SI DREJTUES BALLKANIK dhe më parë i OSBE,KS OKB..! -A.Kurti nuk ja fal E.Ramës dështimin në 2018 & 2021 që nuk e rrëzoi dot nga pushteti me urdhër të Sali Non grstës.Dhe ky po dje e përkrahu A.Kurtin në anulimin e takimit me E.Ramën. -Dihet se E.Rama nuk vepron pa OK të SHBA+BE.Kjo po i tërbon Sb,Im,Ak.e KO. -Cmira,Shpifjet..ndaj SHBA+BE+E.Ramës do e lënë përjetësisht Sb në opozitë dhe A.Kurtin po ashtu.Pasi në Shqipëri e Kosovë asnjë person nuk mund të bëhet K.Ministër pa OK Amerikan-Sidomos. -Nuk mundet ti lihet Shqipëria antare e NATO dhe Kosova 2 aventurierve anti perëndimor.

    Përgjigju
  • Oriam: 06/07/2023 09:37

    Albini jeton me qera nuk eshte i per folur per korrupsion as ky as anetaret e qeverise dhe as peresidentja, Ndryshimin e shohin vete shqiptaret. Krahasini ministrat e liderit te Berzhites eshte i pa imagjinueshem.

    Përgjigju
    • ana: 06/07/2023 12:14

      Oriam, nuk ka nevoje te pasurohet nga korupsioni i brendshem, i dalin dhe i teprojne parate ruse te putinit. Kaq e thjeshte eshte.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?