Kurti dhe Rama

Raporte të 'ngrira'? Kurti 'shuan' zërat për marrëdhënien me Ramën: Kemi disa mospajtime, por s'e kemi luksin të zihemi! Qëndrim 'besnik' për Ballkanin e Hapur

31 Mars 2023, 09:34| Përditesimi: 31 Mars 2023, 09:45

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripohuar marrëdhëniet e ‘qeta’ me homologun e tij Ramën. Edhe pse prej kohësh spekulohet një ftohje e marrëdhënieve mes tyre, Kurti sqaroi se pavarësisht disa mospajtimeve, Kosova dhe Shqipëria do duhet të bashkëpunojnë, e si rrjedhojë nuk është në interes të asnjë pale të ketë një raport të ngrirë.

Në një intervistë për KlanKosova, pak ditë pasi situata në Kosovë po vlon pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Ohër, Kurti nuk është ndalur vetëm aty, ndërsa i ka qëndruar pohimit se Serbia i ka dhënë Kosovës një njohje de facto. Më tej, Kurti nënvizoi se bashkëpunimi nuk është zgjedhje, por obligim mes Kosovës dhe Shqipërisë. 

“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, ka thënë Albin Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për qëndrimin e tij për Ballkanin e hapur. Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se një iniciativë e tillë, nuk ka strategji pra është shterpë.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as ëebsite nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian dhe nuk ka financim nga BE-ja.

“Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, ka thënë Kurti në një intervistë në Rubikon.

Kujtojmë se në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh ekonomike, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. 

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhi: 31/03/2023 12:54

    Se kuptoj së cfare filozofon ky djale! Kater rregullat kane hyre ne fuqi dhe po funksionojne. Nje çik pragmaticitet do ndihmonte me teper se pseudointelktualiteti i rralles.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?