Vjosa Osmani dhe Lajçak

Kurti e akuzoi për kompromise me Serbinë, Vjosa Osmani takon Lajçak në Nju Jork! Ja fokusi i diskutimeve

20 Shtator 2023, 19:45| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 19:48

  • Share

Ndonëse kryeministri Kurti ka shprehur kritikat e tij për të dërguarin e Bahskimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak presidentja e Kosovës e ka takuar sot në Nju Jork përfaqësuesin për dialog të unionit. Në vizitën e saj në kudër të mbledhjes që është duke u zhvilluar në Nju Jork për luftën në Ukrainë, Osmani ka kryer edhe një takim ‘kokë më kokë’ me Lajçakun.

Lajçak është kritikuar ashpër në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiçin, presidentin e Serbisë.

Për të, Kurti është ankuar duke dërguar letra në Uashington, Berlin, Paris e Romë. Pos Kurtit edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë akuzuar rëndë Lajçakun.

E Lajçak ka folur me Osmanin lidhur me zbatimin e balancuar të marrëveshjes së plotë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Po ashtu është folur edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksoi se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?