Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti: Do punojmë ngushtë me SHBA për raportet me Serbinë! Plani franko-gjerman? Bazë dialogu edhe pse s’përfshihet njohja e ndërsjelltë

10 Janar 2023, 16:25| Përditesimi: 10 Janar 2023, 16:34

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të arrirë një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Kreu i qeverisë së Kosovës shtoi se pavarësisht përpjekjes nga ana e Prishtinës duhet kuptuar gjendja e Beogradit aktualisht, gjithnjë e më shumë anormale thekson Kurti.

“... pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Teksa u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka cilësuar si bazë të mirë dialogu, edhe pse është pranuar se plani nuk përfshin njohjen e ndërsjelltë.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur si plani franko-gjerman, është një propozim nga Macroni dhe Scholzi me mbështetjen e SHBA-ve. Në 9 pikat e zbuluara edhe nga burimet e Radio Evropa e Lirë, në propozim nuk përfshihet njohja e ndërsjellët e Prishtinës dhe Beogradit.

Sa i përket vizitës së paralajmëruar të këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Kurti tha se është mëse i mirëpritur. K Chollet do ta vizitojë Kosovën më 11 janar, ndërsa Serbinë një ditë më pas.

Plani franko-gjerman pritet të jetë një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje finale. Kjo marrëveshje do të mundësojë futjen e Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare me lejen e Serbisë dhe në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Beogradit në BE.  Në asnjë pikë të zbardhur nuk përmendet njohja e ndërsjellët e Kosovës dhe Serbisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dardan: 10/01/2023 18:39

    Tani po e kupton ky idjoti se duhet te punoi ngushte me SHBA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?