Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Kosova & Rajoni

Kurti deklaroi se nuk do zbatohet Asociacioni, BE: Kosova dhe Serbia t'i qëndrojnë marrëveshjeve të arritura në Bruksel

4 Nëntor 2021, 17:15| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 17:25

  • Share

Institucionet Evropiane presin që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Kështu ka deklaruar Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano u pyetur mbi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë për BBC-në se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Stano tha se nuk do të komentojë këtë deklaratë.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë për marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne duhet ta respektojmë marrëveshjen dhe të bëjmë çmos për të siguruar zbatimin e atyre marrëveshjeve”, tha Stano.

Në një intervistë për BBC-në, Kurti ka thënë se me krijimin e Asociacionit, do të krijohej diçka e ngjashme me Republikën Sërpska në Kosovë, prandaj nuk do të lejojë që në Kosovë të përsëritet Bosnja. Republika Sërpska, e banuar me shumicë serbe, është njëri nga dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Entiteti tjetër është Federata Myslimane-Kroate.

Mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013 është arritur marrëveshja për themelimin e Asociacionit nën ndërmjetësimin e BE-së. Ndërkohë, në 2015 dy vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionint, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Osmani ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lënë hapësirë që Asociacioni të formohet në nivel të një organizate joqeveritare. Sipas saj, ideja e Asociacionit, siç e parashikon marrëveshja e arritur në Bruksel, do të krijonte ndarje.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?