Kurti bisedë telefonike me Escobar: Kërkohet zbatim i plotë dhe i shpejtë i Marrëveshjes Bazike

12 Shtator 2023, 09:41| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 10:11

  • Share

Kryeministri Albin Kurti, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti njofton se me Escobar ka folur për rëndësinë e sigurimit të zbatimit të qetë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Kisha një telefonatë me Escobar. Diskutuan rëndësinë e sigurimit të zbatimit të qetë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, shkroi Kurti në rrjetet e tij sociale.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?