René Troccaz dhe Albin Kurti

Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën

20 Nëntor 2023, 20:34| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 20:42

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Serbia ka ngritur ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën,

Gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me përfaqësuesin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, Kurti ka theksuar se në lidhje me procesin e dialogut, Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive dhe e angazhuar për çuarjen përpara të këtij procesi. 

“Kryeministrin Kurti shprehu falënderimin e tij ndaj mbështetjes së vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës që para çlirimit e deri më sot, ndërkohë që e njoftoi me rezultatet e deritanishme të qeverisjes dhe progresin e shënuar në rrafshin demokratik dhe ekonomik të vendit. Në lidhje me procesin e dialogut, Kurti veçoi faktin se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive dhe e angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në këtë proces, dhe e njoftoi atë me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në takimin e 26 tetorit në Bruksel me liderët evropianë. Ai ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve, sepse me nënshkrim normalizimi i marrëdhënieve fiton qëndrueshmëri dhe zbatimi fiton garanci. Kurse, për sa i përket situatës së sigurisë, bëhet e ditur se, kryeministri rikujtoi kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën. Ajo ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, dhe së fundmi ka dislokuar sisteme kundër-ajrore në afërsi të kufirit, tha kryeministri, teksa shtoi se mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor.'- , thuhet në njoftimin zyrtar nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?