Kursi i këmbimit godet fasonerinë, nis largimi i punonjësve! Edvin Prençe: Të huajt kanë ulur porositë, nuk ka aktivitet  

11 Tetor 2023, 16:07| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 16:13

  • Share

Industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po përballet me rënie të aktivitetit dhe ulje të numrit të kontratave porositëse me shtetet e huaja. Për këtë ekspertët rendisin një sërë shkaqesh, nga kursi i këmbimit, tek klima.

“Elementi kryesor në rënie ka qenë kursi i këmbimit, elementi tjetër  është rritja e kostove, por kanë ndikuar edhe ndryshimet klimatike. Por ndikim ka edhe rënia e fuqisë blerëse. Vetëm nga muaji korrik 2023 në gusht 2023 eksportuesit shqiptarë kanë pasur minus 27%”, pohon kreu i ProEksport Albania Edvin Prençe.

Zhvlerësimi i euros nga muaji Qershor, është shkaku kryesor i uljes së fitimeve të kësaj industrie thotë Kryetari i Shoqatës ProEksport Albania Edvin Prençe.

“Aktualisht kontratat janë në rënie e sipër për shkak të ndikimit të kursit të këmbimit që është elementi kryesor, kjo na nxjerrë edhe jashtë konkurrueshmërisë në krahasim me vendet e tjera ballkanike por edhe të Afrikës”, pohon Prençe. 

Ndryshe nga vitet e kaluara, biznesi fason tani nuk është në krizë për punonjës, madje po bën shkurtime në staf, si pasojë e rënies së aktivitetit.

“Nëse përpara 3-4 muajsh thonim se kishim mbi 20 mijë vend të lira pune, dhe kishim nevojë për punonjës, aktualisht po bëjmë të kundërt dhe në shumë zona rurale dhe kanë nisur të bëjnë reduktimin e punonjësve. Bizneset po ruajnë ato punonjës që kanë dhe nuk pritet të hapen vende të reja pune”, tha Prençe.

Nëse vjet eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin 87.7 miliardë lekë, këtë vit ato kanë zbritur në 85.3 miliardë lekë.  Rënia e euros ndikon në fitimet e eksportuesve për shkak se bizneset i shesin produktet në vendet e huaja në euro, dhe konvertimi i kësaj monedhe në lekë është shumë më i ulët se në vitin e kaluar.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berti paluci: 11/10/2023 18:45

    Prit se di vij luizi te investoje sa te Martin nje dor ne kazinoo

    Përgjigju
  • Toni: 11/10/2023 17:20

    Mos, po bangladeshasve te Rames si i behet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?