Kursi i këmbimit, Banka e Shqipërisë: Euro ka rënë me 3% gjatë këtij viti

12 Maj 2023, 13:29| Përditesimi: 12 Maj 2023, 13:30

  • Share

Euro vijon të bjerë në pikiatë. Monedha evropiane ka vijuar të zhvlerësohet ndjeshëm edhe në dy javët e para muajit maj të këtij viti, në raport me lekun. Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 3%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i euros ka arritur në 8.1%.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e kursit të këmbimit kundrejt euros është reflektim i ofertës se shtuar të valutës në tregun e brendshëm financiar.

Sipas BSH-së, ajo është diktuar nga përmirësimi i bilancit të pagesave si rrjedhojë e prurjeve të larta valutore, të cilat vlerësohet të jenë të pranishme edhe në muajt e parë të këtij viti. BSH-ja vëren se, luhatshmëria e kursit eur/lek, ashtu edhe spread-i mes çmimit të kuotuar në shitje dhe atij në blerje, kanë qenë pranë vlerave normale të tyre. Ecurinë mbiçmuese të lekut e përkrah edhe zgjerimi i diferencës pozitive mes normës së kthimit të fondeve në lekë dhe asaj në euro në tregun vendas.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?