Rita dhe Taika

Kurorëzoi dashurinë me një dasmë ‘sekrete’! Rita Ora zbulon për herë të parë foton me fustanin e bardhë krah Taika Waittit

16 Korrik 2023, 16:28| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 16:36

  • Share

Në albumin më të rëndësishëm të karrierës së saj, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka ndarë me fansat një foto nga dasma e saj me Taika Waititi, në një pjesë të videoklipit të këngës ‘You & I’.

Këngëtarja dhe regjisori u martuan verën e kaluar, në një ceremoni private ku të pranishëm ishin vetëm tre persona.

Mirëpo në një pjesë të klipit të këngës së publikuar së fundmi ajo shfaqet teksa vendos pranë tavolinës një fotografi, e veshur me një fustan të bardhë dantelle me mëngë të gjata duke puthur bashkëshortin e saj.

Kjo vjen pasi Rita më parë ndau detaje nga dasma e saj dhe tregoi se nuk dëshironte ndonjë vëmendje të veçantë atë ditë.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi, Rita u shpreh se ishte e vetmuar në të kaluarën dhe tregoi se si kishte hequr dorë për të gjetur një partner përpara se të binte në dashuri me Taika-n.

“E dini, sinqerisht hoqa dorë nga ideja për të gjetur dikë që mund të përballonte atë që bëj dhe si e jetoj jetën time. Dua të them, është shumë për të pranuar për këdo. Por kurrë nuk kam menduar se ndjekja e gjërave që më bëjnë të lumtur do të çonte drejt saj. Secili ka udhëtimin e vet, dhe unë në thelb u martova me mikun tim më të mirë. Nuk e kam menduar kurrë në fillim se ai ishte personi me të cilin do të martohesha. E dini, gjithmonë e kam dashuruar, por sinqerisht nuk e kisha planifikuar. Nuk mendoja se do të ndodhte për mua për shkak të asaj që bëj dhe nëse do të kishte dikush atje që do të më donte kështu si jam”, tha Rita.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?