‘Kurorëzimi i Skënderbeut’, festë në Manastrin e Ardenicës! Improvizohet martesa e Gjergj Kastriotit me Donikën

27 Prill 2023, 16:32| Përditesimi: 27 Prill 2023, 16:48

  • Share

26 prilli i vitit 1451, dita e Kurorëzimit në martesë të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu me Donikën, edhe këtë vit është kthyer në një dasmë festive tradicionale në Manastirin e Ardenicës, në Lushnjë.

Në përkujtim të 572 vjetorit të martesës së heroit kombëtar, veshur me kostume popullore dy fëmijë që simbolizojnë çiftin në dasmë bënë kurorëzim në Kishën Mesjetare.

Në kujtesë të ngjarjes kulturore historike, flamuj të principatave shqiptare ishin  pjesë e ceremoninë martesore nga të rinjtë që i mbanin.

Organizuar nga qendra e artit “Vaçe Zela”, koncertit festiv nuk i mungoi dhe panairi i kulinarisë tradicionale të zonës ku morën pjesë të ftuar dhe banorë të Myzeqesë.

Për traditën e bukur dhe historinë që bart, prej vitesh Ardenica është kthyer në një atraksion të veçantë turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?