Mbreti Charles III në fronin e tij

Kurorëzimi i monarkut britanik, Charles III, pallati 'Buckingham' publikon fotografitë zyrtare të çiftit mbretëror

8 Maj 2023, 20:06| Përditesimi: 8 Maj 2023, 20:37

  • Share

Pallati mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar fotografitë zyrtare nga kurorëzimi i Mbretit Karl III dhe Mbretëreshës Camilla. Hugo Burnand ka realizuar fotot zyrtare të çiftit mbretëror menjëherë pas ceremonisë së Westminster Abbey të së shtunës. Burnand ka bërë edhe portretin e tyre të martesës.

Gjithashtu janë bërë fotografi në grup të anëtarëve të familjes mbretërore dhe anëtarëve të familjes.

Ndër portretet zyrtare ishte një nga Mbreti që ishte i ulur në fronin e tij duke mbajtur kurorën e shtetit perandorak dhe skeptrin me kryq.

Ai shihet i ulur në një karrige froni që u krijua veçanërisht për t’u përdorur në kurorëzimin e mbretit Eduard VII në 1902.

Këto karrige u përdorën gjithashtu nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla në Westminster Hall për të marrë fjalime nga kryetarët e të dy dhomave të Parlamentit vitin e kaluar.

Mbreti Charles ka shprehur falënderimet e tij të përzemërta për gjithë kombin dhe gjithë të pranishmit në kurorëzimin e tij një rast kaq të veçantë.

“Të dimë se kemi mbështetjen dhe inkurajimin tuaj dhe të dëshmojmë mirësinë tuaj të shprehur në mënyra të ndryshme, ka qenë dhurata më e madhe e mundshme e kurorëzimit,” u tha mbreti njerëzve që iu bashkuan festimeve.

Të shtunën në 6 maj u mbajt ceremonia zyrtare e kurorëzimit të mbretit Charles dhe bashkëshortes së tij, Camilla. Të pranishëm ishin 2 mijë persona, liderë të njohur të vendeve të ndryshme të botës, të cilët ishin të ftuar nga mbreti Charles. I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me bashkëshorten e tij.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?