Kurorë Krishtlindjesh me sfoljatë nga zonja Vjollca

22 Dhjetor 2020, 10:14| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 10:15

  • Share

Kurorë Krishtlindjesh me sfoljatë

Përbërësit:

1 petë sfoljatë rrumbullake

100 gr krem djathi

50 gr ton I kulluar

5-6 domate qershi

50 gr ullinj të gjelbër

1 të verdhë  veze

1 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Në një tepsi të vogël rrumbullake të thellë, vendosim petën sfoljetë me gjithë letrën pjekëse. E drejtojmë duke I dhënë formën sipas tepsisë duke lënë pjesët anësore si mure të larta rreth 2-3 cm. Vendosim në qëndër një tas përmbys apo një pjatë të filxhanit të çajit,e  shtypim pak sa të na shënohet një rreth në qendër. Ndajmë rrethin në 8 pjesë  njësoj sic ndajmë fetat e picës( pra vetëm brenda rrethit të vogël I bëjmë prerjet).Në një tas bashkojmë kremin e djathit me tonin e kulluar nga yndyra I përziejmë mirë me pirun. Vendosim përsëri tasin apo pjesën në qendër dhe në pjesën anësore të tij lugë lugë vendosim salcën e përgatitur me djath dhe ton, e nivelojmë mirë dhe më pas kthejmë anët e kurorës. Me kujdes në bazën e trekëndorëshit që premë në 8 pjesë vendosim në secilën nga një kokërr ulliri. Palosim trekëndëshin duke e kapur nga maja dhe duke e mbuluar ullirin në bazën e tij. Kështu veprojmë me të gjithë trekëndëshat që premë. Kurt ë mbulohen ullinjtë, hapsira në qendër boshatiset dhe formohet kurora. Presim 4 domate në gjysma , gjithashtu dhe ullinjtë I presim në gjysma. Zbukurojmë kurorën me gjysma domatesh në hapësirat midis trekëndëshave dhe në pjesët anësore të domatave vendosim gjysma ullinjsh. Lyejmë petën e kurorës me të verdhë veze e spërkasim me susam dhe e pjekim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?