Foto ilustruese

Kurbin/ Nxirrte inerte nga lumi Mat e tentoi të korruptonte policin, arrestohet 41-vjeçari, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së

31 Korrik 2020, 09:51| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 10:10

  • Share

KURBIN- Arrestohet një 41-vjeçar në Kurbin pasi u kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t'i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit. Gjithashtu vihet nën hetim kryeinspektori i IMT Kurbin me iniciale J. M., 41 vjeç, banues në Kurbin.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga banorët, B. M. u arrestua në flagrancë në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, gjersa po udhëtonte me mjetin tip "Scania". Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur kontrollin e dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve.

41-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", kurse kryeinspektori për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?