Kurbin, në mungese te kontejnerëve mbeturinat hidhen në anë të rrugës (VIDEO)

20 Qershor 2020, 18:37| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 18:44

  • Share

Banorë të fshatrave në Kurbin ankohen se nuk ka vend për hedhjen e mbeturinave, po kështu mungojnë dhe kontejnerët. Sakaq pirgje të mëdha me mbetje na shfaqen në atë të rrugës së Adriatikut.

Kjo është panorama që të ofrohet përgjatë udhëtimit nga Laci në fshatin Adriatik, një rrugë që të çon buzë detit.

Pirgje të mëdha mbeturinash dhe inertesh kanë mbuluar të dy anët e rrugës me gjatësi 11 km që fshatin Adriatik me rrugën nacionale. Në mungesë të kontejnerëve, bizneset dhe banorët i lëshojnë mbeturinat buzë kanalit në rrugë. E kur pirgjet bëhen të mëdha u vendosin flakën.  Bashkia e Lacit nuk merr asnjë masë për të zgjidhur problematiken e mbartur prej vitesh.

"Mbeturinat këtu janë më keq se në landfill. Këtu s'ka kosha mbeturinash. Kush të mundet vjen e hedh këtu. Lokalet i hedhin këtu, dallohen shishet. Në bashki kam bërë ankesë por askush nuk ka ardhur shprehet një banor", shprehet një banor i zonës.

Me rritjen e temperaturave situata bëhet më e vështire dhe e rrezikshme për shëndetin e banorëve të Adriatikut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?