Objekti njëkatësh që u ndërtua pa leje

Kurbin, ndërtoi një objekt pa leje te ‘Laguna e Patokut’ dhe do e përdorte për lokal, në pranga 61-vjeçari

21 Tetor 2023, 15:50| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 16:35

  • Share

Një 61 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit për ndërtimin pa leje të një objekti njëkatësh në zonën "Laguna e Patokut", në Laç. Blutë e Kurbinit bëjnë me dije se 61-vjeçari, kishte ndërtuar një objekt njëkatësh, me qëllim përdorimi për lokal, pa leje të organeve kompetente.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin e konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare e zonat e mbrojtura, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Z. T. 61 vjeç, banues në Laç", njofton policia.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".

1697898914_50c6a344389d41fb8f80b3a350eb90d2.jpg

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?