Kurbin, kapet 19-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi t'i ikte policisë! Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municioni luftarak (EMRI)

30 Mars, 10:54| Përditesimi: 30 Mars, 11:26

  • Share

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Kurbin. Paulor Noka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’, pasi më 25 mars të vitit 2023 kishte qëlluar me armë zjarri ndaj banesës së shtetasve K.N. dhe E.N.

Gjykata i caktoi masën e arrestit në burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Noka, qarkullonte në qytetin e Mamurrasit, ku edhe banon dhe dyshohej nga policia se ishte i armatosur. Menjëherë u organizua puna për kapjen e tij.

Sapo pa shërbimet e policisë, ai iku me shpejtësi, por falë ndërhyrjes së efektivëve u kap dhe u vu në pranga.

Në momentin e arrestit, në automjetin e tij u gjetën 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që i posedonte 19-vjeçari. Arma, municioni së bashku me makinën e tij u sekuestruan nga policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 30/03/2024 12:02

    Sa herë që arrestojnë këshi monstash prokurorë dhe gjygjtarët me sekserët avokat fërkojnë duart se ra në rrjetat e policis një peshk që paguan për të të dalur i pa fajshë se arma ishte loje! Policia vëhet në rrezik për ti kapur këto maskarej i lëshojnë pa pik turpi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?