EMRAT/ Gjenden armë, dylbi për snajper e targa të vjedhura në Kurbin, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim i ati

30 Janar, 10:33| Përditesimi: 30 Janar, 10:46

  • Share

LEZHË- Geri Rizvani (Lika) 25 vjeç është arrestuar nga policia në Kurbin, ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij Zyhdi Lika, 48-vjeç pasi në banesë ju janë gjetur armë si dhe bizhuteri të vjedhura.

Në kuadër të operacionin ‘Gold and Guns’, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper.

Po ashtu u dhet një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?