Kurbin/ Gërryenin lumin Mat, arrestohen 2 punëtorët, në kërkim administratori! Bllokohen mjetet e rënda të kompanisë

2 Mars, 15:43| Përditesimi: 3 Mars, 01:04

  • Share

Kurbin – Dy punonjës të një kompanie që merrej me përpunimin inertesh janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi u kapën në flagrancë teksa gërryenin shtratin e lumit Mat pa autorizimin përkatës.

Dy punonjësit e arrestuar janë identifikuar si Rexhep Shabani, 57-vjeç dhe Albert Dodaj, 59 vjeç të dy banues në Milot.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim nga policia administratori i kësaj kompanie, i identifikuar me inicialet B.A., 58 vjeç, banues në Milot, dhe një tjetër punonjës, i identifikuar si P.T., 60 vjeç, banues në Krujë

"Gjatë kontrolleve, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme" informoi sot policia e Lezhës  

Veprimtaria e paligjshme e kësaj kompanie u godit në kuadër të operacionit "Riverside" me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?