Foto ilustruese

Kurbin/ Arrestohet ne flagrancë 46-vjeçari, mbante në banesë drogë, fishekë luftarak e tritol

13 Maj 2020, 18:59| Përditesimi: 13 Maj 2020, 19:01

  • Share

KURBIN- Vihet në pranga një 46-vjeçar pasi iu gjetën në banesë 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë.

P. G., banues në fshatin Shemri në Kurbin, u arrestua në flagrancë pas një operacioni hetimor disaditor të quajtur “Shemria”. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe "Armëmbajtja pa leje".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?