Kurban Bajrami, mesazhi i Veliajt: Të sakrifikojmë egot e mëritë, jetohet edhe pa inate e stërkëmbësha! Vizitë në selinë e KMSH-së

28 Qershor 2023, 10:36| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 13:20

  • Share

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi paraditen e sotme selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Më tej pëcolli mesazhin për të lënë mënjanë inatet dhe egot

  “Kurban Bajrami është dita e sprovës dhe sot duhet të reflektojmë për kohën ku jetojmë. Secili prej nesh duhet të sakrifikojë egot, inatet, mëritë sepse një qytet bëhet më i mirë kur sakrifikojmë gjëra si këto, që nuk janë të dobishme. Ne mund të jetojmë edhe pa inate, edhe pa smirë, edhe pa xhelozi, edhe pa stërkëmbësha”, tha Veliaj.

Falja e madhe e Namazit u bë edhe këtë vit në sheshin “Skënderbej”

 “Më vjen mirë që sot në mëngjes, pavarësisht se Tirana shumë aktivitete - sheshi ishte i zënë me përgatitjet për koncertin e Enrique Iglesias, por një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë - akomoduam të gjithë besimtarët myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’ tha Veliaj gjatë takimit me kreun e komunitetit mysliman Bujar Spahiu

Në çdo qendër sociale të Tiranës spt do të shërbehet dreka e Bajramit, ndërsa në disa familje u është shpërndarë ushqimi në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Ditë reflektimi! Rama: Gëzuar! Tabaku e Alibeaj: Më shumë mirësi për njëri-tjetrin


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?