Kur’ani që u përkthye për 8 vjet nën diktaturë dhe komunizëm! Esencë-Report Tv

12 Prill, 21:30| Përditesimi: 12 Prill, 21:59

  • Share

Rrëfimi eksluziv i Xhevdet Blakçorit për Esencë në Report Tv! Pse u detyruan paraardhësit e tij nën dhunën serbe të lënë Pejën e të vendosën në Kavajë?!  Si e kujton ai gjyshin tij Muharrem Blakçorin, mësuesin e Kavajës, i cili gjatë viteve të diktaturës përktheu Kuranin në shqip?  Si janë falur dhe si i kanë kryer ritet fetare fshehurazi gjatë kohës së monizmit? Si e ka ruajtur me fanatizëm familja Blakçori dorëshkrimin e plotë të përkthimit të Kuranit gjatë viteve të komunizmit?

Eljan Tanini: Cila është historia e këtij Kur’ani?

Xhevdet Blakçori: Ky është komentim Kurani, nuk është përkthim! Kurani ka 13 milionë fjalë, ndërkohë shqipja ka 600 mijë fjalë. Ka pasur dikur përkthime pjesë pjesë.

Eljan Tanini: Çfarë do të thotë komentim i Kuranit?

Xhevdet Blakçori: Do të thotë që ajetit i ka dhënë kuptimin, komentuar me 5-6 rreshta. Po e quaj përkthim tani. Ka këtë veçori: Është shkruar një herë në arabisht, pastaj shkruar në arabisht me gërma arabe, gërma latine dhe koment personal shqip. Është një formë që sot nuk është parë më. Është shkruar nga viti 1960 deri në vitin 1968. Im gjysh punonte një punë të ngjeshur. E fillonte punën në orën 9:00 ose 9:30, bënte pak pushim në 12:00, fillonte më pas deri në 4 orët e tjera çdo ditë. Kur e mbylli këtë punë ishte shumë i lumtur. Na la porosi të ruanim këto libra. Ai e nuhati gjendjen edhe para mbylljes së fesë.

Eljan Tanini: E keni parë gjyshin duke punuar?

Xhevdet Blakçori: Ai kishte qejf të shkonim ta shihnim kur punonte. Gjatë kohës që u mor me Kuranin nuk ka bërë asgjë tjetër. Gjyshi kishte 2 djem dhe 3 vajza. Jetonim me xhaxhain, ishim familje e madhe.

Eljan Tanini: Sistemi ju shikonte keq?

Xhevdet Blakçori: Sitemi nuk na pëlqente, e dinin që ishim familje besimtarësh. Të parët tanë na kanë mësuar të jemi skllavë të ligjit. Në fletore shkrimi normale shkon në rreth 3 mijë fjalë. Janë 4 libra me disa fletore voluminoze. Im gjysh Muharrem Blakçorri shpërblimin e ka marrë te i madhi Zot. Ai nuk e bëri këtë punë që të kujtohet për këtë punë, ai e bëri këtë komentim për familjen.

Eljan Tanini: Si erdhi familja juaj në Shqipëri, më saktë si fillim gjyshi?

Xhevdet Blakçori: Familja jonë në Pejë ka qenë familje zejtare. Gjyshi ishte me shkollë të mesme dhe ushtronte mësimin, jepte mësim fshehurazi në shtëpi. U arratis sepse e ndiqnin serbët. Më pas edhe të afërmit e tij erdhën në Kavajë. Gjyshi ishte kundër Zogut, ky i fundit e dënoi me vdekje. Jeta ju fal prapë përmes Zogut. U internua në Skrapar nga Zogu e më pas vjen në Kavajë. Gjyshi na ka edukuar që të jemi korrekt me ligjin duke na mësuar besimin islam. Kur gjyshi ndërroi jetë unë isha rreth 13 vjeç, më ftonte të mësoja arabishten. E kemi parë botën në televizor pas viteve 70.

Eljan Tanini:  Po gjyshi e shikonte Italinë?

Xhevdet Blakçori: Jo, ishte i përkushtuar në punën e tij. Gjyshi na ka mësuar suret, dhe na shpërlblente për këtë gjë, me lekë. Kjo ishte një formë që të na stimulonte. Në shtëpinë tonë edhe në diktaturë është bërë agjerim.

Eljan Tanini: Kalendarin si e keni gjetur, kalendarin e datave me rendesi dhe levizjet e caktuara?

Xhevdet Blakçori: Kishte gjëra që funksiononin edhe fshehurazi. Baba ka qenë mësues, e kanë provokuar disa herë me ujë në dorë gjatë muajve të Ramazanit. Ai ishte korrekt me punën dhe me zotin.

Eljan Tanini: Kur e keni marrë vesh që gjyshi  është marrë me Kur’anin në shqip?

Xhevdet Blakçori: Pas vitit 1974 baba na tha, baba na tregoi për Kur’anin nëpër fletore. Materialet ruheshin në vende sekrete të shtëpisë. Erdhi viti 90 dhe më fund diçka u bë. Unë do e lija Kuranin në Muze, në një muze që është i mirë dhe që e ruan dhe e vlerëson këtë Kur’an. Do të më pëlqente që ky Kur’an të shfaqej te Muzeu i Xhamisë së Re në Tiranë. Punët tona të besimit bëheshin brenda katër mureve. Xhamia e Kavajës u shpall Monument Kulture dhe komunistët prapë e prishën. Informacioni për këtë Kuran në shqip është i pakët. Unë e lexoj Kur’anin edhe në gjuhën origjinale. Ka disa përkthime të Kur’anit në shqip, me aq sa mbaj mend janë 4. Ky është një Kuran i paredaktuar. Unë kam shokë që kanë mbarur  teologji në Arabinë Saudite, dhe kur e kanë parë atë libër janë surprizuar! Muharrem Blakçorri ishte një mësues i thjeshtë që këtë punë e bëri në thjeshtësi për familjen e tij. Jam krenar për gjyshin tim, një njeri model që thoshte gjithmonë të vërtetën. Ky Kuran ka një vend të veçantë në shtëpi dhe në zemrat tona.

Eljan Tanini: Pse u vendosët në Kavajë?

Xhevdet Blakçori: Nuk ka qytet më të mirë se Kavaja. Kavajsit janë të mençur dhe të urtë.  

Eljan Tanini: Kavaja është qytet me dritë natyrore shumë të bukur!

Xhevdet Blakçori: Kavaja është një qytet që ka bërë gjithmonë për jabanxhinbjtë. Muharrem Blaçkorri e ka komentuar Kuranin për 7-8 vjet, ndërroi jetë pas 6 muash të përkthimit të Kur’ani.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?