Grafitet në veri të Kosovës

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, shfaqen grafite të reja në veri

11 Shkurt, 13:14| Përditesimi: 11 Shkurt, 13:16

  • Share

Në veri të Mitrovicës janë shfaqur mesazhe “Kur ushtria kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Këto mesazhe janë shfaqur një ditë para protestës së ftuar nga Lista Serbe të hënën e një ditë pasi që në Beograd tifozët e Crvena Zvedës para ndeshjes së basketbollit me Zhalgirisin marshuan me një mesazh. :“Shtet, ndalo emigrimin e serbëve nga Kosova!”.

Sipas “Kosovo Online” grafite të ngjashme “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë shfaqur edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.

Grafite të tilla janë shkruar me vite nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut dhe të komunave tjera në veri të Kosovës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?