Sali Berisha

Kur mohon Erzen Breçanin, imagjino se çfarë mund të bëjë me demokratët e thjeshtë

24 Nëntor 2023, 11:54| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 11:57

  • Share

I ftuar në "Now me Erla Mëhillin", Sali Berisha me paturpësinë që e karakterizon në këto raste, tha se nuk e ka njohur kurrë Erzen Breçanin gjatë kohës që ky ka qenë në polici, nuk e ka pasur njeri të afërt..., madje, s'e ka njohur fare.

"Nuk e mohoj që është demokrat dhe mbështetës i opozitës, por unë s'e kam njohur." - tha.

Njeriu që nuk njihte në pushtet baxhanakun e tij që humbi jetën në Gërdec, nuk njeh as 'shefin' e grupit të tij të shoqërimit në opozitë.

Ky njeri ka një problem të madh me të vërtetën, duke qenë një mashtrues i niveleve stratosferike, mohon në mbrëmje atë që ka thënë në mëngjes dhe mohon në drekë atë që ka thënë paradite.

Nuk e ka nga skleroza, por nga e zeza e mbrujtjes së tij.

Ky njeri që s'e ka për gajle të mohojë Breçanin pa iu dridhur qerpiku, pa ju marrë goja, pa ju tharë gurmazi, pa u nxirë, pa u skuqur, imagjino se ç'mund të bëjë me Bardhin, Këlliçin, Salianjin... apo deputetë të tjerë që e ndjekin me këtë synim?!

Ky mosmirënjohës që mohon njerëz kaq të afërt të familjes, njerëz që i kanë qëndruar tërë jetën e tyre besnik dhe e kanë mbrojtur me trupin e tyre, imagjino se çfarë konsiderate, respekti dhe mirënjohjeje mund të ketë për demokratët e thjeshtë?!

Ky hileqar, që për hiletë e tij është gati të mohojë gjithçka veç familjes së tij, tha mbrëmë që për Breçanin, kam lënë ligjin, "jo drejtësinë" - saktësoi (hajde, merre vesh dallimin mes ligjit dhe drejtësisë në psikikën e gënjeshtërt!!!), por nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares që pse nuk bën të njëjtën gjë si për Breçanin edhe ndaj rastit të tij dhe të familjes së vet.

Ky i pabesë, që me besën dhe nderin s'e lidh asgjë, që me marrëzinë e tij synon t'i vërë sot flakën Parlamentit, siç u bë dikur shkaktar për t'iu vënë zjarri Shqipërisë, e kritikoi Breçanin se i kishte shpëtuar jetën ("...aq bëri, asgjë më shumë", - tha. Sikur jeta të ishte gjëja më pa vlerë në këtë histori!!!) kur agresori i sëmurë mendor e goditi në bulevard me grusht.

Ky që mohon të gjithë vetëm për të shpëtuar vetveten, e ka humbur dhe surratin, dhe fytyrën, dhe nderin, dhe dinjitetin, duke u shenjuar në histori si një hileqar i keq, duke mos pasur asgjë me atë që kemi menduar dikur se ishte.

Është shndërruar sot në një të kërkuar nga SPAK-u që s'ka asnjë dallim nga bota e mafies dhe e krimit.

Mjerë për ata që e ndjekin dhe i shkojnë nga pas!!!

Sa për Erzen Breçanin të gjithë e dinë afërsinë e tij me Berishën, nderin dhe respektin që ai i ka bërë familjes së tij, angazhimin e madh që ai ka pasur në të dy opozitat dhe në pushtet.

Unë s'e kam njohur nga afër Breçanin, por një simpati nga larg e kam pasur, ndaj shpresoj që ish-oficeri i lartë i RENEA-s, ish-drejtuesi që është përballur shumë herë me botën e rrezikshme të krimit, me ish-ministrin e Brendshëm socialist, që rezultoi i lidhur me botën e krimit, që u shkarkua nga puna për shkak të bindjeve, origjinës dhe profesionalizmit të tij, të arrijë të argumentojë përpara gjykatës pafajësinë e tij! Uroj me zemër!

Sa për Berishën dhe të tjerët, po u sjell në vëmendje Erzen Breçanin në vitin e tmerrshëm 1997, në krye të grupit të shoqërimit të Presidentit të kohës, ku përballë plumbave të kallashnikovit kishte vënë trupin prej mishi e gjaku.

Pa e ditur se njeriu që po i shërbente me nder dhe trimëri, nuk do ta kishte për asgjë ta mohonte paturpësisht, sikur të mos e kishte njohur kurrë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 24/11/2023 21:11

    Nuk i besohet Namikut. Standarti i tij e kerkon me patjeter "liderin" te haje qofte e pike raki si Rama, Meta, Bam Topi apo "Lal" Eri. Sidomos me "potigarded" apo "shoferet". Edhe une, Maksi, njoh Berishen, edhe Ramen bashke me maskarenjte e zagaret e tjere si ata. E njoh edhe Namikun. Se jane figura te hapura ne publik. Por nuk i njoh personalisht. Cfare karikature sovjetike e realizmit envero-ramisto-bolinost!

    Përgjigju
  • noku: 24/11/2023 15:04

    cfare politike mund te beje nje person nen hetim?

    Përgjigju
  • Linda: 24/11/2023 12:53

    Ne asnje vend te botes nuk kemi degjuar kurre qe nje ish kryeminister si Berisha te mallkoj dhe te kercenoj kaq hapur cdo dite neper kanale anetaret e partis qe ka perball dhe punojesit e drejtesis shqiptare!Per tu habitur si mundet mediat shqiptare ti japin nje vrasesi te tille kaq shume hapesir!? Mohimi qe u ben ai njerezve te tij te afert nuk eshte asgje per karakterin e tij si kriminel i lindur qe eshte!

    Përgjigju
  • saleh - sapleh berisha: 24/11/2023 12:02

    NO COMMENT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?