Presidenti Ilir Meta

Kur Meta deklaronte: 'Venecia ka zero vlerë'…, unë e di Kushtetutën më mirë se ata!

27 Tetor 2020, 18:31| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 18:33

  • Share

TIRANË- Anullimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga ana e Presidentit Meta u konsiderua si shkelje Kushtetute nga Komisioni i Venecias. I cili megjithatë shtoi se kjo shkelje nuk ishte aq e rëndë sa të justifikonte shkarkimin e tij.

Por vetë Ilir Meta, i cili sot bën thirrje që të pritet opinioni i Venecias për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, edhe shumë muaj pasi Venecia e konsideroi shkelës të Kushtetutës, deklaronte se nuk e njihte mendimin e Komisionit të Venecias.

“Nëse Komisioni i Venecias më bind se kam shkelur Kushtetutën, jap dorëheqjen”, deklaronte ai në një televizion në tetor 2019. Në lidhje me shkeljen e Kushtetutës dhe qëndrimit të Komisionit të Venecias, ai shprehej se “nuk ekziston një veprim i tillë, sepse unë e njoh Kushtetutën dhe më mirë se Venecia”. “Venecia ka zero vlerë për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit. Komisioni i Venecias ka vetëm një detyrë, nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën, të thotë në cilin nen e ka shkelur dhe kaq”, – thoshte Meta në atë moment./Java

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 27/10/2020 21:47

    Ky dhe per bllokun tha se keni pare mire , ai nuk ishte bllok por pakete cigare

    Përgjigju
  • Kacidhe: 27/10/2020 19:56

    Shkerdhate president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?