'Kur më shkon sokakut', koncert në Korçë nga Josif Minga

11 Dhjetor 2023, 16:16| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 16:28

  • Share

Korçë- Koncerti me këngë qytetare korçare, “Kur më shkon sokakut” mbushi mbrëmë sallen e teatrit “Andon Zako Çajupi”.

Kompozitori Josif Minga u kujdes deri në detaje për të pasyruar tek publiku artdashës këngët e vjetra.

“Serenata dhe këngët qytetare Korçare ja kane dalë të qëndrojnë në skenë dhe jo vetëm por këto këngë kërkojnë interpretimin e këngëtarëve profesionistë”, tha kompozitori Josif Minga 

E veçanta e këtij koncerti këngëtari gjakovar Artan Bakija.

 “Nëse ju humbasin partiturat e këngëve korçare, ajdeni se i gjeni në Gjakovë”, tha Bakija.

 

Këngëtarët korçarë Bledi Polena, Olsa Pema dhe Stelio Tollkuçi si dhe kori gjithashtu interpretuan me mjeshteri.

Aktivitete të tjera kulturore pritet te organizohen ne Korce me rastin e festive te fundvitit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?