Milan dhe Napoli luajnë sot në 21:00 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League. Për këtë duel foli edhe trajneri i napoletanëve, Luciano Spalletti. Veç ndeshjes për të tijtë dhe mungesës së Osimhen, tekniku u pyet edhe për trajnerin Pep Guardiola të Manchester City-t.
Spalletti ka bërë një veprim të papritur, teksa respektin për punën dhe arritjet e Guardiolës në futboll i ka shprehur duke u ngritur në këmbë.
“Kur flasim për Pep Guardiolën më duhet të ngritem në këmbë, sepse vërtet kam mësuar shumë nga ai”, ishin fjalët e trajnerit italian. Në këtë mënyrë video ka qarkulluar në rrjet, me reagimet që kanë qenë pozitive për respektin e treguar.