Aeroporti i Rinasit

Kur do të mundemi të udhëtojmë me dinjitet!

10 Korrik 2022, 17:21| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 17:22

  • Share

Kam të paktën që në 2004 që udhëtoj shpesh drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, sepse jetoj jashtë Atdheut si shumë shqiptarë të tjerë! Prandaj, kushtet skandaloze të udhëtimeve i kam provuar vetë! Kam udhëtuar me autobusë, me traget e me avion!

Kam paguar çmime të çmendura si të gjithë shqiptarët, ka pasur raste që kam udhëtuar me kushte skandaloze të tragetit, në raste të tjera kemi qëndruar edhe në të ftohtë në Portë, kemi pasur për tu nisur në darkë nga porti i Durrësit e jemi nesër në katër të mëngjesit, kemi pasur për të tu nisur në tetë të darkës në aeroport e jemi nisur në 2 të natës, kemi pasur për tu ulur në Genova e kemi përfunduar në Pisa!

Ka pasur raste që biletat janë shitur më shumë sesa vendet në dispozicion! Ka pasur raste me kompani nga hiçi që më pas kanë falimentuar e pasagjerët kanë mbetur nëpër aeroporte! U duk se kjo situatë do të merrte fund, por përsëri kemi të njëjtat problematika e ndoshta edhe më keq se para! Italia është vendi që ka rreth 600 mijë shqiptarë, shumica e të cilëve zgjedhin që për arsye familjare ose për dashuri për vendin t'i kalojnë pushimet në Shqipëri! Nëse mendojmë kapacitet që ka Shqipëri si dhe sasia e të ardhurave që vjen gjatë verës vetëm nga shqiptarët e Italisë është një sasi shumë e konsiderueshme për ekonominë dhe turizmin e Shqipërisë! Megjithatë, udhëtimet janë bërë aq skandaloze dhe të mërzitshme sa shumë prej tyre preferojnë të qëndrojnë ku jetojnë në Itali dhe të mos shkojnë për pushime në Shqipëri! Të mos flasim pastaj për problematikat që hasin në Shqipëri, për çmimet, cilësinë e shërbimeve, hoteleve e pse jo edhe për sigurinë!

Gjithashtu, shqiptarët edhe pse gëzojnë lëvizjen e lirë falë liberalizimit të vizave, në shumë pika doganore vazhdojnë të trajtohen sikur të ishin shqiptarët e viteve '90, ose pa bërë paragjykim sikur të jenë afrikanët e 2022! Shteti shqiptarë, realisht nuk është interesuar asnjëherë për trajtimin që ju bëhen qytetarëve të tij nëpër pikat doganore të vendeve fqinje! Me kujtohet njëherë, para ca vitesh, në një port europian, ishte janar, ftohtë, fëmijë, pleq e të rinj e të reja që prisnin të hapej porti, ishte mesnatë, morëm vesh se një konsull i yni, me makinë me targa shtetërore kishte kaluar e kishte hyrë në traget, pa pyetur pse mbaheshin shqiptarët jashtë portit dhe nuk lejoheshin të bënin imbarkimin! Ka edhe plotë raste të ngjashme në 15 vitet e fundi, ku shqiptarët mbetet nëpër aeroportet e Europës me orë të tëra, ose mbahen në pikën e zhegut për orë brenda në avion, pa ajër të kondisionuar dhe pa asnjë motiv të arsyeshëm!

Kërkojmë të bëhemi më të drejtë pjesë e Europës e në të njëjtën kohë dhurojmë imazhe nëpër porte e aeroporte sikur të ishim qytetarët e Afganistanit. Madje, as këta të fundit e asnjë qytetare tjetër në Botë, kam përshtypjen se nuk trajtohet si shqiptarët nga kompanitë ajrore! Nuk kam parë njëherë të vetme të ngrihet një komision parlamentar për këto çështje, nuk kam dëgjuar një deputet të ngrejë njëherë te vetme zërin në Parlament për kushtet e udhëtimit të shqiptarëve dhe për trajtimin që ju behet nëpër doganat e shtet e fqinje! Kjo, më bën të besoj se thuajse të gjithë deputetët, politikanët nuk ju shërbejnë qytetarëve, por janë të kapur e në shërbim të atyre që tashmë i quajmë oligarkë!

Edi Rama, ka shtuar edhe AirAlbania, por nuk e kam dëgjuar në nëntë vite si kryeministër të ngrejë shqetësimet e udhëtarëve për vonesat apo të marr masa për të mos ndodhur më! Kushtet e trageteve tona, në shumicën e rasteve ngjajnë me ato që dikur i përdornin për të dërguar skllevër nga Afrika në SHBA! Gjithashtu, përtej lëvizjes së lirë, Shqipëria të paktën gjatë muajit të verës duhet të bëj protokolle apo marrëveshje kufitare me Italinë, Kroacinë, Malin e Zi, Greqinë që Shqiptarët të trajtohen me dinjitet dhe jo sikur të ishin qytetarë të një bote të tretë!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 10/07/2022 21:33

    Ka disa te verteta te pamohueshme te shkruajtura ne kete shkrim. Sikurse ka nje kulture tjeter sherbimi ndermjet vendeve te ndryshme, ne transport.

    Përgjigju
  • lavdosh: 10/07/2022 18:58

    Thjesht e pabesueshme qe emigrantet ngelen duke u ankuar dhe u a ngrijne me shume mendjen Shqiptareve te shkrete. Thua se ketu gjerat nuk po permiresohen dhe se sikur ne vendin e tyre te emigrimit nuk ka probleme me vonesat, over booking, rradhe te gjata, kontrolle. Thjesht eshte nje menyre per te treguar mllefin qe kane ngelur pas dhe vazhdojne te mburren

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/07/2022 18:49

    Prit gomar, tè mbijè bar. !! Nèse vini me makinè nèpèrmjet fqinjit verior MALI I ZI, "do kènaqeni" duke kèrkuar shtegun e dhive qè tè çon nè drejtim tè kufirit me Shqipèrinè. Udhètarèt shqiptarè,,,,viktima tè terrorit psikologjik tè shteteve gjysmagjela. E njèjta gjè mes Serbisè dhe Kosovès apo Maqedonisè sè veriut dhe Shqipèrisè. Kryeministri ynè fjalèshumè, ka njè realitet tjetèr. Atij, i bèn gjeli vezè. Open Ballkan, thotè zotèria dhe na bomvardon me propagandè alla MaoCeDun . Flatrat e veriut, thotè ai, vè video nè Facebook ku lumturia flet shqip. Tragetet qè vijnè nè Durrès,,,,njè bombè me sahat, me kushte teknike tè kontinentit afrikan. Ka qeveri Shqipèria apo vetèm mashtrues ordinerè qè vèrvitin lugèn bosh dhe kèrkojnè tè "ngopin" shqiptarèt me tè?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?