Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘Kur do flasim’, Rama jep lajmin për Akademinë e Re të Lidershipit dhe fton të rinjtë: Për vajza e djem ambiciozë dhe sifdues

21 Maj 2021, 15:51| Përditesimi: 21 Maj 2021, 15:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në korrik do të hapen regjistrimet për Akademinë e Re të Lidershipit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se kjo akademi është për të gjitha vajzat dhe djemtë ambiciozë, sfidues, kokëfortë që duan të lexojnë, dinë të flasin dhe të dëgjojnë.

Kryeministri shkruan se në këtë akademi mund të marrë pjesë çdo person jo më pak se 16 vjeç por jo më shumë se 26, duke e vendosur edhe linkun ku mund të aplikojnë.

Në fund të postimit të tij Rama shkruan se çdo i ri i cili dëshiron të aplikojë, duket të marrë parasysh edhe faktin që mund të mos pranohet.

Rama i drejtohet të rinjve që dëshrojnë por njëherësh ngurojnë me një shprehje të Michael Jordan "Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj i'a kam dalë të kem sukses".

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?