Xavi Hernandez

Kur dashuria për klubin nuk njeh limit, mësohet shifra prej miliona eurosh që Xavi ‘ia ka falur’ katalanasve për t’u larguar në qershor

29 Janar, 15:05| Përditesimi: 29 Janar, 15:16

  • Share

Situata financiare e Barcelonës është po ajo që tashmë dihet, vështirësi edhe në likujdimin e pagave të lojtarëve. Megjithëse një gjest simbolik, trajneri Xavi Hernandez nuk do të dëmtojë llogaritë bankare të katalanasve me largimin e tij në qershor.

Ndërkohë që blaugranët kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri të skuadrës pasi Xavi deklaroi se do të largohet në qershor, ky i fundit do të heqë dorë nga 8 milionë euro për pjesën e mbetur të kontratës së tij deri në vitin 2025 ndërsa stafi i tij stërvitor do të heqë dorë nga 4 milionë euro që do të paguheshin edhe sezonin e ardhshëm.

Kjo vjen pasi Xavi hoqi dorë nga 5 milionë euro për të përfunduar kontratën e tij me klubin e mëparshëm Al-Sadd për të lehtësuar një marrëveshje, pasi ata nuk mund të përballonin klauzolën e tij të lirimit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, një ditë pas njoftimit të tij tha se Xavi vazhdoi të ishte ‘njeriu i klubit’ dhe sigurisht gatishmëria e tij për të lënë para në tryezë bën një ndryshim të madh për Barcelonën.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?