Mato Gruda dhe Çlirim Gjata

Kur Çlirim Gjata ndjehet si Mato Gruda... eh Mato Mato

22 Mars 2019, 19:07| Përditesimi: 22 Mars 2019, 19:22

  • Share

Në një debat televiziv në emisionin "Open" te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t'ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur "Agush". Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus. Eh Mato, Mato.... e thërrasin të gjithë.

Agushi është personazh i librit  ‘Njeriu me Top’ të Dritero Agollit. Në film i luajtur nga aktori Zef Bushati, Agushi ishte një ushtar italian-rob lufte që ndihmonte në shtëpinë e shqiptarit Mato Gruda gjatë pushtimit gjerman. Filmi e ngre gjithë fabulën e tij mbi një top të artilerisë së lehtë i gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe qëllimi kryesor i përdorimit të tij ishte hakmarrja ndaj shtëpisë "kundërshtare". Në film Mato Gruda jeton në hasmëri me familjen e plakut Mere Fizi. Mato ka fshehur topin e artilerisë të cilin ëndërron ta përdorë kundër Mere Fizit, madje ka marrë në shtëpi si rob edhe një italian që e thërret Agush, i cili i mëson përdorimin e topit.

Në dëshirën për të ofenduar Carlo Bollino-n, Çlirim Gjata, zgjodhi të interpretonte Mato Grudën. Mato Gruda është njeriu i verbuar nga hasmëria, i pashkolluar e i pakultivuar, i mbërthyer mes ndjenjave të hakmarrjes dhe dëshirës apo presionit për të dalë në krah të partizanëve: Misioni i vetëm që kishte ky personazh grotesk ishte që të hakmerrej ndaj armikut personal duke e vrarë me top, armë të cilën mund ta përdorte për të vrarë gjermanët, pra armiqtë e vërtetë. Por ai, fshatar dhe injorant, nuk dinte as se si përdorej, kështu ishte i detyruar të dëgjonte këshillat e italianit Agush.

Profilin perfekt të Mato Grudës, me të cilin Çlirim Gjata identifikohet kaq mirë, e ka bërë pikërisht i madhi Dritëro Agolli, autori që shpiku personazhin: «Në fillim ai këtë dëshpërim nuk e ndjeu, se qenia e tij ishte ende e mpirë nga narkoza e hakmarrjes. Njeriu, kur është i pirë, është grotesk e bujëmadh, zhurmon dhe u ul udhën shumë pasioneve të shfrenuara. Por, kur i del pija në mëngjes, bie në një dëshpërim të thellë, se kujton natën e kaluar. Jo vetëm kaq. Në mëngjes e ndien veten pa asnjë energji, pa asnjë mendim, pa asnjë pasion. Atë e pushtojnë mërzia dhe indiferentizmi. » (Dritëro Agolli, Njeriu me top, Shtëpia botuese « Naim Frashëri », 1975, fq.131-132)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faikonica: 25/03/2019 12:29

    Pyetni cfare denimesh maksimale ka dhene i ati (Rustemi) ne dikyature,dhevdenoncimin nga shoqja e Rustemit pet te shoqin....

    Përgjigju
  • altintop: 23/03/2019 23:28

    Thjeshte nje ndjese te madhe zotit Carlo bollino...ky eshte niveli i studiove tona televizive...

    Përgjigju
  • Idioti: 23/03/2019 19:18

    Populli thote se budalla e ka koken si njeri. Ky eshte nje pseudo jurist, pseudo avokat. Pseudo politikan. Psudo patriot. I deshtuar ne cdo aspekt. Kam pas rastin ta ndjek profesionalisht ne disa procese gjyqesore. Katastrofe. Turp qe PD te perfaqesohet nga nje nivel i tille intelekti.

    Përgjigju
  • E**A**: 23/03/2019 18:43

    Mbrëmë vonë e ndoqa emisionin nga webi i top-channel.tv. Edhe mua më bëri përshtypje ajo pjesë, sikur mezi po priste ta shprehte, se mos nuk i jepej mundësia prapë, mu duk. Për të ardhur keq.

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 23/03/2019 18:30

    Se nga i gjen opozita gjith këto fytyra dhe personazhe negative zoti e di ??? Njëri më i urryer nga tjetri.Shum nivel i ulët.Por ska gjë ,,sa vjen e do zhduken vet.RESPEKTE CARLO BOLLINO . Je i rrallë.Je shembull i gazetaris.Këtyre po ju vjen fundi.

    Përgjigju
  • Roza: 23/03/2019 17:37

    Mos na dil me neper emissione , je I teri fake, pa nivel dhe ofendon se ske nivel. I ul nivelin emisionit. Je I verber dhe nevrik.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 23/03/2019 14:12

    Gjata eshte nje jurist i nivelit mesatar i shkolles puniste!! Nuk ka ndonje pergatitje qe e ka marre rruges sepse e kemi pare te mos perballet sikunder shoket e tij te grupit/koleget ne çeshtje te famshme ligjore dhe te kete dale fitimtar. Ajo qe me shqeteson me shume eshte vija e partise qe ndjekin te gjithe pinjollet e partise puniste PD si Hajdari, Olldashi, Gjata, Balliu etj etj gje qe tregon se populli shqiptar ka rene pre e mashtrimit te madh qe na e lane dhurate udheheqesit shpirteror te enverit....

    Përgjigju
  • Albanian: 22/03/2019 21:58

    Oh çja paskeni qendis mire atij injoranti qe e ka shit shpirtin te Serbet per dy pare. Ai e ulen aq shume nivelin e bisedes saqe ta neverit ta shikosh. Gazetari me origjine Italiane eshte nje shembull per te gjithe gazetaret e ballkanit e jo te tallet me te nje injorant, nje leshko qe ka shitur vendin e tij te Serbet. Kur te perfundoje reforma ne drejtesi dhe te filloje te provoje qe funksionon une do ti dorzoj SPAKUT prova materjale qe ky funderrine eshte i rekrutuar nga Serbet.

    Përgjigju
  • Pali: 22/03/2019 21:34

    E pashe o karlo e pashe. Ca te them o rob zoti. Na fal per idiotet si Qim Qata. Te tallet me ty ai kopuk qe sdi shqip. Cope injoranti e qe nuk kuptonte as ca e pyeste Eni Vasili. I kishte msu pergjigjet e fliste si papagall se nuk ka tru.

    Përgjigju
  • Tini: 22/03/2019 19:45

    Habitem si ka qene perball Karlo Bolinos nje kastravec militant si Gjata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?