Sport

Kupat e Europës, skuadrat shqiptare me fat! Teuta 'peshkon' për Champions-in Sherif Tiraspol, Partizani mat forcat me moldavët

15 Qershor 2021, 15:30| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 18:08

  • Share

Teuta ka mësuar sot kundërshtarin për fazën e parë kualifikuese të Champions League. Goglat e rrotulluara në Zyrih caktuan si rivalët të kampionëve të Shqipërisë Moldavët e Sherif Tiraspolit.

Ndërkohë po në Zyrih u hodh shorti edhe për Konference League, kompeticionin e ri që merr jetë këtë sezon dhe që finalen e luan në Air Albania. Vllaznia e cila është rikthyer pas 10 vitesh në Europë do përballet me boshnjakët e Shiroki Brijeg. Partizani ka peshkuar moldavët e Stinful George, ndërsa Laçi do ndeshet me Podgoricën e Malit të Zi. Përballjet e para do jenë me 8 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit me 15 korrik.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?