Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë, të mërkurën mësohen ekipet finaliste

17 Prill 2018, 22:59| Përditesimi: 17 Prill 2018, 23:05

  • Share

Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll, ku do të mësohen 2 ekipet finaliste. Fillimisht do të luhet ndeshja e kthimit Kukësi-Laçi, që starton në orën 15:30 në stadiumin “Zeqir Ymeri” në qytetin verilindor.

Sfida e parë në Laç ka përfunduar në barazim pa gola dhe kjo e intrigon edhe më shumë ekipin e parë finalist që do të dalë nga kjo përballje. Kukësi është favorit sepse luan në shtëpi, por edhe vjen pas një seri rezultatesh pozitive. Megjithatë, drejtori teknik i Kukësit, Nderim Nexhipi, nuk e nënvlerëson aspak rivalin.

 Gjysmëfinalja e Kupës po na vjen në një moment shumë të mirë pas ndeshjes së bukur me Partizanin. Por e gjithë skuadra është me këmbë në tokë. E dimë që të arrijmë finale duhet të djersisim shumë dhe do të japim maksimumin, ndoshta edhe më shumë se në ndeshjen ndaj Partizanit, që të arrijmë në fund të futemi në finale.

Drejtori teknik i Kukësit, Nderim Nexhipi
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?