Sport

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia dhe Dinamo mposhten nga 'modestët'! Tirana, Partizani dhe Teuta mbyllin llogaritë që në ndeshjen e parë

22 Shtator 2021, 18:09| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 19:54

  • Share

Janë zhvilluar sot ndeshjet e para të fazës së 1/16 të Kupës së Shqipërisë ku në fushë kanë zbritur edhe 10 skuadrat e Superligës. Ashtu siç pritej befasitë nuk kanë munguar dhe më e madhja erdhi nga Vllaznia, që u mposht 2-1 nga Labëria në transfertë. Padyshim që surprizë e vogël nuk është as Dinamo, që është mposhtur 1-0 nga Erzeni. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Xhebraimi në minutën e 55.

Përshtypje bën edhe barazimi 1-1 i Laçit në Sarandë kundër Brutintit, por edhe 90 minutat pa gola të Kukësit në transfertën e Maliqit.

Ndërkohë skuadrat që kanë përmbushur pritshmëritë janë Teuta kampione në fuqi, Partizani dhe Tirana. Për ‘djemtë e detit’ ka qenë gjithçka e lehtë pasi kanë mposhtur 1-4 Luzin. Sa i takon Partizanit të kuqtë kanë lënë pas momentin e keq në kampionat duke fituar 0-3 Tërbunit. Në Pukë të tre golat u realizuan në pjesën e parë nga Junior, Filipovic dhe Esat Mala.

Sakaq me të njëjtin rezultat, 0-3, Tirana fitoi kundër Shkumbinit. Për bardheblutë realizuan Xhixha dhe Beshiraj ‘dopietë’. Edhe Skënderbeu nuk e ka diskutuar Koplikun duke fituar po 0-3 në transfertë. Nga skuadrat e tjera të Superligës Egnatia barazoi 1-1 me Cërrikun, ndërsa Kastrioti fitoi 0-2 në Elbasan.

Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16 do të luhen me 14 tetor.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?