Flamurtari 2-0 AF Luftëtari

Kupa e Shqipërisë/ Fitore bindëse, AF Elbasani dhe Flamurtari kalojnë në turin e radhës

17 Tetor 2023, 15:27
  • Share

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e para në raundin e 1/32. Me fillim nga ora 13:00 e kësaj të marte, Flamurtari dhe AF Elbasani kanë marrë një biletë për më tej.

Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari vendas fitoi 2-0 me AF Luftëtarin. Golat për djemtë e Emiljano Çelës u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Fabjan Beqja që kaloi në epërsi të tijtë në minutën e 64, teksa në fundin e ndeshjes, në të 90+2 minutë ishte Di Estefano që shënoi golin e dytë, me vlonjatët që kalojnë më tej.

Në stadiumin e Lezhës, Besëlidhja vendase u mposht 0-3 nga AF Elbasani. Për miqtë e Nevil Dedes shënuan Rami në minutën e 41-të dhe Clement në të 43 minutë. Në fundin e lojës ishte Leo Melo që shënoi golin e tretë. Kështu, Flamurtari dhe AF Elbasani kalojnë në turin e dytë.

Kupa e Shqipërisë - turi 1/32:

Flamurtari 2-0 AF Luftëtari (Beqja 64', Di Estefano 90+2')

Besëlidhja 0-3 AF Elbasani (Rami 41′, Klement 43′, Melo 83')

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?