Erzeni 2-1 Vllaznia

Kupa e Shqipërisë/ Erzeni thyen rekordin e Vllaznisë, e mposht 2-1! Egnatia fiton me një gol në Laç

21 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:33

  • Share

Kupa e Shqipërisë ka vijuar me ditën e dytë të fazës çerekfinale. Në ndeshjet e para të kësaj fazë për këtë të mërkurë, Erzeni ia doli të fitonte 2-1 ndaj Vllaznisë, teksa Egnatia siguroi fitoren minimale 0-1 kundër Laçit në udhëtim.

Në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku Erzeni luan si vendas, shijakasit mposhtën 2-1 Vllazninë. Shkodranët humbasin pas dhjetë takimeve radhazi që nuk e njihnin disfatën nën drejtimin e Qatip Osmanit. Një ish si Xhelil Hasani zhbllokoi ndeshjen dhe shënoi për Erzenin në të 64 minutë, para se Geralb Smajli të barazonte në të 87 minutë. Kur u duk se skuadrat do kënaqeshin me barazimin, Kacbufi shënoi golin e dytë për shijakasit. Tanimë Erzeni shkon në ndeshjen e kthimit me një gol më shumë dhe në Shkodër do i mjaftone edhe një barazim për të kaluar në gjysmëfinale.

Në stadiumin e Laçit, vendasit e Mirel Josës u ndëshkuan vetëm në fundin e lojës nga Egnatia, teksa kryesuesit e Superligës marrin një sukses edhe në Kupë. Duhej goli i Albano Aleksit nga penalltia në të 90+5 minutë që rrogozhinasit të shkojnë të avantazhuar në ndeshjen e kthimit që e luajnë në shtëpi.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:

Ndeshjet e para

E martë:

13:30 Kukësi 0-1 Partizani

17:00 Teuta 0-0 Tirana

E mërkurë, 13:30

Erzeni 2-1 Vllaznia

Laçi 0-1 Egnatia

*Ndeshjet e kthimit në Kupë do të zhvillohen në datat 5 dhe 6 mars.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?