Trofeu i Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë/ Dy ndeshjet gjysmëfinale mësohen të martën

9 Mars, 16:40| Përditesimi: 9 Mars, 16:45

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024, ditën e martë më datë 12 mars, në orën 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:

13:30 Egnatia 3-1 Laçi (1-0)

17:00 Partizani 0-1 Kukësi '3-4 me penallti' (1-0)

13:30 Tirana 1-1 Teuta '6-5 me penallti' (0-0)

17:00 Vllaznia 6-1 Erzeni (1-2)

* në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia janë pjesë e shortit për të mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?