Trofeu i Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë/ 49 gola në 13 ndeshje, Dinamo dhe Bylis kalojnë më tej! Besa e bën dramë, Skënderbeu kualifikohet 'nga divani'

18 Tetor 2023, 15:54| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 18:25

  • Share

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar sot 13 ndeshjet e raundit të parë. Për fazën e 1/32 më tej kanë kaluar skuadra si Dinamo, Korabi, Bylis, Kastrioti apo edhe Skënderbeu.

Korçarët janë kualifikuar nga "divani", kjo pasi miqtë nga Delvina nuk kanë udhëtuar drejt Korçës për shkak të kostove të larta. Kësisoj djemtë e Gvozdenovic kalojnë më tej pa luajtur.

Bylisi nuk ka surprizuar, duke fituar 4-1 me Murlanin. Dinamo siguroi suksesin 3-0 kundër Ilirisë në Arbanë, me gola të Dennison me dopietë dhe Markut. Tomori iu fal Beçkës për të kaluar 1-0 Shënkollin.

Dramë për Besën, që vetëm në fund fitoi 3-2 kundër Sopotit. Apolonia nuk fali dhe mundi 4-0 Naftëtarin. Lushnja fitoi 3-0 me Labërinë.

Rezultatet (skuadrat fituese kalojnë më tej):

Skënderbeu 3-0 Delvina (* korçarët kanë marrë fitoren në tavolinë)

Bylis 4-1 Murlani (36′, 45’+3 (P), 48′ Oulare, 47′ Hodo/ 66′ Lekaj)

Kastrioti 3-2 Shkumbini (45′ Gjinaj, 53′, 78′ Diamanti/ 30′ Nexha, 67′ Sejdini)

Dinamo 3-0 Iliria  (51′, 53′ Denison, 83′ Marku)

Tomori 1-0 Shënkolli (81′ Beçka)

Korabi 4-0 Devolli (18′ Marku, 40′, 42′ Nuri, 45’+1′ Kryemadhi)

Apolonia 4-0 Naftëtari (7′ Mezini (og), 18′ 22′ Umejiego)

Luzi 3-2 Butrinti (24′ Çuçka, 28′ Hoxha/ 64′ Mërkuri, 77′ Culli)

Besa 3-2 Sopoti (31′ Shehu, 38′ Ajazi, 81' Xhabraimi/ 8′, 17′ Goçi)

Lushnja 3-0 Labëria  (55′, 73′ Preknicaj, 85′ Gega)

Burreli 1-1 Valbona (5-4 penallti) (57′ Muriel/ 11′ Mziu) *Burreli kalon më tej

Oriku 2-0 Pogradeci (45’Bunkhoev, 68′ Ovusu)

Turbina 4-0 Veleçiku  (17′ Gjoka, 23′ Stafa (og), 62′ Karaj. 88′ Hysa)

Tërbuni 2-4 Vora (48′ Filipi, 77′ Tabaku/ 22′ Fejzulla, 23′, 45′ Tafa)

Kupa e Shqipërisë - Turi 1/16:

Bylis - Vora

Kastrioti - AF Elbasani

Skënderbeu - Turbina

Dinamo - Oriku

Flamurtari - Burreli/Valbona

Tomori - Lushnja

Korabi - Besa

Apolonia - Luzi

* Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë nëKategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar (2022-2023) dotë garojnë duke filluar nga faza e 1/8-at e Kupës së Shqipërisë.

Ora 16:02
Duele të forta, mësohen çiftet e turit të dytë në Kupën e Shqipërisë


Kupa e Shqipërisë zhvilloi ndeshjet e turit të parë, teksa pas rezultateve në fushë janë mësuar edhe çiftet përkatëse në 1/16 e garës. Skënderbeu luan me Turbinën, ndërsa Dinamo me Orikun. Korabi ndeshet me Besën dhe Apolonia me Luzin. Kujtojmë se tetë skuadrat e renditura nga vendet 1-8 në edicionin e kaluar të Superligës e nisin garën nga faza e 1/8.

Kupa e Shqipërisë - Turi 1/16:

Bylis - Vora

Kastrioti - AF Elbasani

Skënderbeu - Turbina

Dinamo - Oriku

Flamurtari - Burreli

Tomori - Lushnja

Korabi - Besa

Apolonia - Luzi

* Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë nëKategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar (2022-2023) do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-at e Kupës së Shqipërisë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?