Lara Colturi

Kupa e Botës në Ski, Lara Colturi siguron vendin e 22-të! Synohet medalja e artë në Francë (VIDEO)

28 Dhjetor 2023, 14:47| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 14:52

  • Share

AUSTRI - Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi është renditur në "top 30" e garës së radhës në Kampionatin Botëror. 17-vjeçarja ia ka dalë që të sigurojë vendin e 22-të në disiplinën e Slallomit Gjigant në Linz në Austrisë.

Italiania e natyralizuar si shqiptare do zhvillojë edhe një tjetër garë po në Linz nesër, në disiplinën e Slallomit, për të përmbyllur me sukses vitin 2023 që për të nuk ishte dhe aq i lehtë, kjo prej lëndimit.

Megjithë dëmtimin, Lara duket se ka lënë pas gjithçka dhe ia ka dalë të jetë e 22-ta në botë në disiplinën e saj duke bërë që të sigurojë pikë të tjera për vendin tonë.

Ndalesa e radhës e Botërorit do jetë në Kransnja Gora në Slloveni më 7 janar 2024, ku Colturi do garojë në disiplinën e Slallomit. Ky është sezoni i dytë për Larën në Kupën e Botës dhe skiatorja është abonuar me zonën e 30-të më të mirave.

Fundi i janarit 2024 është i rëndësishëm për Colturin, duke synuar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të të rinjve që do zhvillohet në Francë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?