Goli i Bertrand Traore

Kupa e Afrikës/ Burkina Faso mposht minimalisht Mauritaninë 'in-extremis', lë pas Algjerinë në grupin D (VIDEO)

16 Janar, 17:17| Përditesimi: 16 Janar, 17:19

  • Share

Bregu i Fildishtë - Kupa e Afrikës vijon ndeshjet e para në grupe. Për atë D, Burkina Faso mposhti 1-0 Mauritaninë dhe merr vendin e parë. Në stadiumin "de la Paix" në Bouake, ndeshja ishte me disa raste të pastra që në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola.

Vendimtare do ishte minuta e fundit e shtesës, kur një penallti e fituar nga Burkina Faso u kthye në gola nga Bertrand Traore. Sulmuesi i Aston Villas në Premier League nuk gaboi përballë Niasse. I futur në minutën e 73 në lojë, mëngjarashi i dha tri pikët e para të tijve.

Tanimë për grupin D, Burkina Faso me tri pikë mban kreun duke lënë pas Algjerinë dhe Angolën me një pikë, e Mauritaninë me zero pikë. Për grupet e Kupës së Afrikës janë edhe nga dy ndeshje për t'u zhvilluar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?