Kungulleshka të mbushura nga zonja Albana

19 Shkurt, 11:59| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:00

  • Share

Kungulleshka të mbushura

Përbërësit:

  • 10 kunguj të vegjël të njomë
  • 400 gr mish i grirë
  • 3 qepë mesatare
  • 2 filxhanë kafeje oriz
  • 3 lugë supe gjalpë
  • 1 lugë supe pure domate
  • 1 lugë supe miell
  • 1 kokërr vezë
  • Kripë, piper i zi
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Kungulleshkat pasi i lajmë, u presim anët, i kruajmë lehtë në sipërfaqe me anën e dhëmbëzuar të thikës dhe pastrojmë tulin e brendshëm për të vendosur mbushjen. I hedhim në enë me ujë dhe pastaj i kullojmë mirë. Përvëlojmë orizin në ujë të vluar dhe e kullojmë. Në një tigan kaurdisim qepët e grira imët me pak gjalpë së bashku me mishin e grirë. Pasi qepa ftohet hedhim orizin, vezën, majdanozin e grirë hollë, kripën, piperin. I përziejmë që të bëhet një masë me të cilën mbushim kungujt duke i mbyllur me kapakët e tyre. I skuqim lehtë me gjalpë nga të gjitha anët dhe i vendosim në tenxhere. Në po atë yndyrë skuqim lehtë miellin, shtojmë salcën, kripën, piperin. Kur merr valë e hedhim në tenxheren me kungujt. Mbulojmë tenxheren dhe i lëmë që të ziejnë 40-45 minuta ose mund t'i vendosim në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?