Kungulleshka tavë me domate nga zonja Albana

30 Maj, 12:03| Përditesimi: 30 Maj, 12:04

  • Share

Kungulleshka tavë me domate

Përbërësit:

  • 1 kg kungulleshka
  • 2-3 fk vaj për skuqje
  • 6-7 domate
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kungulleshkat i pastrojmë dhe i presim në feta si për musaka. I spërkatim me kripë, i kalojmë në miell dhe i skuqim nga të dyja anët ose i pjekim në furrë. Në një tavë të lyer me yndyrë vendosim një shtresë me kungulleshka, një shtresë feta domatesh, kripë, piper, vendosim djathë të bardhë të grirë, përsëri një shtresë kungulleshka, domate dhe djathë, kungulleshka. Bëjmë në fund një spërkatje me gjalpë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?