Foto ilustruese

Kundërshtuan punonjësit e policisë, vihen nën hetim 6 qytetarë në Gjirokastër

22 Gusht 2022, 09:09| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 09:10

  • Share

6 qytetarë janë vënë nën hetim nga policia në Gjirokastër pasi kundërshtuan efektivët gjatë shoqërimit të tyre.

3 prej tyre konkretisht shtetasit G  B., 28 vjeç, G. S., 36 vjeç dhe B. B., 37 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, në mesnatë, në lagjen "Pazari i Vjetër", Gjirokastër, kanë prishur qetësinë publike, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike”.

Ndërsa 3 të tjerë, Z. I., L. I., dhe A. I., banues në Tiranë, u vunë në hetim pasi këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të efektivëve, në lidhje me një konflikt pronësie që kanë me shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?