Pamje nga vendi i ngjarjes

Kundërshtuan punonjësit e Policisë se i gjobitën dhe rrezikuan jetën e tyre, arrestohen 3 të rinjtë në Lezhë

16 Janar 2022, 16:13| Përditesimi: 16 Janar 2022, 16:29

  • Share

LEZHË- Tre të rinj janë arrestuar në qytetin e Lezhës, pasi kundërshtuan efektivët e policisë. Të rinjtë u ndëshkuan me gjobë nga efektivët e forcës ‘Shqiponja’ pasi kishin ndaluar makinën në rrugë, në një vend ku nuk lejohej, duke u bërë kështu shkak edhe për pengimin e lëvizjes së mjeteve të tjera.

Kjo gjobë ka sjellë edhe ‘përplasjen’ mes efektivëve të policisë dhe të rinjve të cilët kanë kundërshtuar me forcë gjobën. Madje ata kanë kundërshtuar edhe urdhrin e policisë për të lëvizur mjetin dhe kanë tentuar ta kthejnë makinën në sensin e kundërt duke rrezikuar jetën e efektivëve.  

Në pranga kanë rënë Aleksandër Ndoci, 35 vjeç, Alberto Ndoci, 35 vjeç (kushërinj) dhe Amarild Fizi, 28 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?