Foto ilustruese

Kronikë

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, arrestohen në flagrancë babë e bir

7 Prill 2021, 10:45| Përditesimi: 7 Prill 2021, 10:59

  • Share

Babë dhe bir janë vënë në pranga të policisë ditën e sotme pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë në Berat.

B.Q, 44-vjeç dhe B.Q, 19-vjeç, banues në lagjen Çlirim në Berat, në vendin e quajtur "Dogana", gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.      

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?