Policia e Durrësit

Kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë Rrugore për gjobën e vënë, prangoset i riu në Kamëz

14 Mars 2023, 14:13| Përditesimi: 14 Mars 2023, 14:15

  • Share

Një 37-vjecar është vënë në pranga nga policia pasi pas vendosjes së një gjobë nga punonjësi i policisë rrugore e ka kundërshtuar dhe ka ushtruar forcë. N.L 37-vjeç nga Kamza është arrestuar nga uniformat blu të Durrësit menjëherë pas njoftimit për ngjarjen dhe tashmë ai akuzohet për kundërshtim me forcë të masës nga ana e policisë.

Gjithashtu Policia e Durrësit në njoftimin për mediat ka bërë me dije se ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Është prangosur një 20 vjeçar pasi akuzohet se ka vjedhur një sasi nafte në një biznes privat. Ndërkohë që një  42 vjeçar me iniciale A. B ka përfunduar një qeli pasi dyshohet se dhunuar bashkëjetuesen e tij.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?