Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të thërrasë një takim në Bruksel në ditët në vijim me zyrtarë të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia për të diskutuar kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.
"Unë jam në kontakt të ngushtë me presidentin Erdogan të Turqisë dhe me liderët e Finlandës dhe Suedisë," tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Uashington me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.
Z. Blinken tha se kishte një "konsensus të fortë brenda NATO-s, gjerësisht, për të mbështetur pranimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në aleancë" dhe ai ishte i bindur se kjo do të ndodhte.
Lajmi kryesor:
Shtyhen sanksionet e reja të BE-së! Lavrov: Dërgimi i raketave është provokim i drejtpërdrejtë! Turqia do të organizojë çminimin e porteve të Ukrainës
E.K/ReportTv.al